VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FERGUSON - PROTESTUESIT DEPËRTUAN ME DHUNË NË NDËRTESËN E BASHKISË

E Enjte, 11.27.2014, 11:24am (GMT1)


Trupat e Gardës Kombëtare dhe policia ballafaqohen me protestuesit në Ferguson


Disa demonstrues kanë depërtuar me dhunë në ndërtesën e bashkisë së qytetit amerikan, Sent Luis, derisa vazhdojnë protestat lidhur me vendimin e jurisë së madhe që të mos e akuzoj policin e bardhë, i cili e vrau një të ri zezak në vendbanimin Ferguson.

Policia tha se disa protestues ishin arrestuar, ndërsa më se 100 pjesëtarë të forcave të rendit janë dërguar në ndërtesën e bashkisë.

Megjithatë, raportohet se gjatë natës në Ferguson ishte qetësi realtive.

Në muajin gusht, polici i bardhë, Darren Wilson, e vrau të riun zezak, Michael Brown.

Lidhur me zhvillimet në Ferguson ka pasur edhe reagime të jashtme.

Rusia ka vlerësuar se trazirat në Ferguson dëshmojnë se Shtetet e Bashkuara nuk janë në pozitë që Rusisë t'i japin leksione për të drejtat e njeriut.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.