VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAPA FRANÇESKU ARRIN NË TURQI - VIZITON MAUZOLEUN E ATATURKUT

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 06:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PAPA FRANÇESKU ARRIN NË TURQI - VIZITON MAUZOLEUN E ATATURKUT

E Premte, 11.28.2014, 02:55pm (GMT+1)

 
Ankara, 28 nëntor - Kreu i Vatikanit dhe njëkohësisht lideri i Kishës Katolike, Papa Françesku vizitoi Mauzoleun e Ataturkut në Ankara, raporton Anadolu Agency.

Menjëherë pas mbërritjes së tij në Aeroportin Esenboga të Ankarasë nën masa të rrepta sigurie, udhëtoi drejt Mauzoleun të Ataturkurt "Anıtkabir".

Në Anıtkabir Papa Françesku vendosi një kurorë me lule pranë varrit të Ataturkut me mbishkrimin "Pope Francis".

Pas vendosjes së kurorës me lule Papa Françesku qëndroi përpara kurorës së vendosur për rreth një minut duke u lutur kështu për Ataturkun dhe më pas duke kaluar përsëri në vendin e tij mbajti qendrimin e nderit.

Ndërkohë që po ndahej nga Mauzoleu"Anıtkabir" Papa Françesku bëri një foto bashkë me delegacionin që e shoqëronte dhe më pas kaloi në pjesën e muzeut për të shkruar mesazhin e rastit në librin e përshtypjeve.

Në mesazhin e tij në librin e kujtimeve të muzeut, Papa Françesku shkruajti: "Dëshira ime e vetme është që Turqia, e cila është një urë natyrale e dy kontinenteve, të jetë një pikë ku të gjitha kulturat, etnicitetet si dhe burrat dhe gratë që i përkasin feve të ndryshme të jetojnë në harmoni dhe të bashkuar."

Papa Françesko në vizitën e tij në Anitkabir shoqërohej nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu.

Kreu i Vatikanit dhe njëkohësisht lideri i Kishës Katolike Papa Françesku mbërrin në Turqi ku do të zhvillojë një vitë tre ditore.

Papa Françesku dhe delegacioni që e shoqëron mbërriti në Airoportin Esenboga të Ankarasë rreth orës 12:50 sipas orës lokale.

Papa Françesku dhe delegacioni që e shoqëron u prit në aeroportin Esenboga me ceremoni shtetërore ku nuk mungonte edhe banda ceremoniale e ushtrisë Turke.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FRANCË - PARLAMENTI DEBATON PËR ÇËSHTJEN E SHTETIT PALESTINEZ (11.28.2014)
FERGUSON - PROTESTUESIT DEPËRTUAN ME DHUNË NË NDËRTESËN E BASHKISË (11.27.2014)
GJENERALI AMERIKAN I PREMTON UKRAINËS NDIHMË PËR T'U MBROJTUR NGA RUSIA (11.26.2014)
MICHELE FLOURNOY PRITET TË UDHËHEQË DEPARTAMENTIN E MBROJTJES (11.26.2014)
JURIA NË FERGUSON VENDOS TË MOS NGREJË AKUZA (11.25.2014)
SEKRETARI HAGEL JEP DORËHEQJEN (11.25.2014)
NË PRITJE TË VENDIMIT PËR POLICIN QË VRAU ZEZAKUN E PAARMATOSUR (11.24.2014)
PRESIDENTI OBAMA E MBRON URDHRIN E TIJ EKZEKUTIV (11.24.2014)
NËNPRESIDENTI BIDEN E PËRFUNDOI VIZITËN NË TURQI (11.24.2014)
NJU JORK - PAS BORËS SË MADHE, FRIKË NGA VËRSHIMET (11.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]