VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRYEMINISTRI I KROACISË E ANULON VIZITËN NË BEOGRAD

E Premte, 11.28.2014, 04:03pm (GMT1)



Kryeministri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, e ka anuluar udhëtimin për në Serbinë fqinje, pas lirimit të nacionalistit serb të linjës së fortë, Vojisllav Sheshel, nga Tribunali i Hagës për krime të luftës, në shenjën e fundit të tensioneve të përsëritura ndërmjet ish-armiqëve ballkanik.

Kryeministri Millanoviq është dashur të udhëtojë në Beograd më 16 dhjetor, për të marrë pjesë në një konferencë të liderëve të Evropës Qendrore e Lindore dhe Kinës, raporton agjencia Reuters nga Zagrebi.

"Kryeministri e ka anuluar vizitën e tij dhe kjo ka të bëjë me Sheshelin", tha sot një zëdhënësi i qeverisë së Kroacisë.

Këtë javë, ministrja e jashtme e Kroacisë, Vesna Pushiq, tha se "shfrenimet" e Sheshelit janë pengesë për marrëdhëniet e vendeve në rajon.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.