VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MONAKO - LINDIN BINJAKËT MBRETËRORË E Mërkurë, 12.10.2014, 10:50pm (GMT1) Princi Albert II dhe princesha Charlene Wittstock Zyrtarët e Pallatit Mbretëror në Monako kanë njoftuar se princesha Charlene ka lindur binjakë mbretërorë, një vajzë dhe një djalë, raporton Associated Press. Vajza ka lindur e para, por megjithatë, djali do të jetë sundimtar i ardhshëm Principatës. Gabriella Therese Marie dhe Jacques Honore Rainier - që lindën të mërkurën, prindër i kanë Charlene 36 vjeçare dhe princin Albert II, 56 vjeçar - janë trashëgimtarë të dinastisë shekullore Grimaldi që sundon në një Principatë shumë të pasur. Lindja e foshnjave u festua në Monako, dhe është hera e parë që familjes mbretërore i lindën binjakë që nga themelimi i saj në shekullin e 13-të. Monako është vend i pasur, me apartamente dhe dyqane luksoze në Rivierën Franceze, me një popullsi prej rreth 30 mijë banorëve. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |