VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISH NËNPRESIDENTI CHENEY NË MBROJTJE TË CIAs

E Enjte, 12.11.2014, 07:57pm (GMT1)



Ish-nënpresidenti amerikan Dick Cheney thotë se Agjencia Qendrore e Zbulimit veproi në përputhje me udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë kur vuri në zbatim programin e marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Zoti Cheney tha dje në një intervistë për rrjetin Fox News se programi kishte për qëllim të kapte personat përgjegjës dhe të garantonte se nuk do të kishte sulme të tjera.

Ai theksoi se CIA meriton lëvdata dhe jo akuza pas publikimit të raportit të Senatit që dëshmon metodat e ashpra që kapërcejnë praktikat e lejueshme me ligj për të nxjerrë informata nga të ndaluarit.

Zoti Cheney tha se programi mund të ketë pasur ndonjë problem, por shtoi se zyrtarët u treguan shumë të kujdesshëm për të shmangur torturat. Ai këmbënguli se këto praktika sollën mbledhjen e informatave jetike për parandalimin e sulmeve të tjera.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.