VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'GAZETARËT PA KUFIJ' - VITI 2014 ME 66 GAZETARË TË VRARË NË BOTË

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 02:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
'GAZETARËT PA KUFIJ' - VITI 2014 ME 66 GAZETARË TË VRARË NË BOTË

E Martë, 12.16.2014, 01:03pm (GMT+1)


Organizata "Gazetarët pa kufij" njofton për 66 gazetarë të vrarë dhe shtim të rasteve të rrëmbimit të tyre.

Organizata ndërkombëtare "Gazetarët pa kufij" tha se 66 gazetarë janë vrarë gjatë vitit 2014. Në këtë numër përfshihen të gjitha ata për të cilët organizata ka dëshmi të qarta se janë vrarë për shkak të veprimtarisë së tyre si gazetarë.

Ndonëse numri i gazetarëve të vrarë gjatë këtij vitit është 7 për qind më i ultë sesa në vitin e kaluar, organizata tërheq vërejtjen se prerja e kokës së gazetarëve në Siri, tregon për rrezikun që iu kanoset atyre që mbulojnë konfliktet.

Në raportin e kësaj organizate me seli në Paris, thuhet mes tjerash se "gazetarët nuk janë vrarë në një mënyrë kaq barbare dhe kaq tronditëse për të gjithë botën".

Viti 2014 ka shënuar një rritje prej 37 për qind të rasteve të rrëmbimit të gazetarëve. 119 gazetarë janë rrëmbyer gjatë këtij viti, 33 prej të cilëve në Ukrainë.

Raporti thekson se vendi më vdekjeprurës për gazetarët është Siria ku janë vrarë 15 gazetarë, ndërkaq që pasohet nga territoret palestineze ku janë vrarë 7 veta, në Ukrainë 6 dhe në Irak janë vrarë 4 gazetarë.

Mbi 800 gazetarë janë arrestuar nëpër botë. Kina prinë me 29 gazetarë të burgosur, e pasuar nga Eritrea me 28 dhe Irani ku gjatë këtij viti janë burgosur 19 gazetarë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRFUNDON KRIZA E PENGJEVE NË AUSTRALI (12.15.2014)
ERDOGANI I KËRKON BE-së TË MOS PËRZIHET (12.15.2014)
PAPA - I KALOFSHI TË GËZUAR KRISHTLINDJET (12.15.2014)
2014 - VITI MË I NXEHTË I REGJISTRUAR NDONJËHERË (12.14.2014)
SHBA - SHQETËSIME PËR RAPORTET SE LIDERI I KRIMESË ËSHTË ME PUTININ NË INDI (12.12.2014)
DREJTORI I CIAs BRENNAN MERR NË MBROJTJE AGJENCINË (12.11.2014)
ISH NËNPRESIDENTI CHENEY NË MBROJTJE TË CIAs (12.11.2014)
MONAKO - LINDIN BINJAKËT MBRETËRORË (12.10.2014)
RAPORTI PËR CIA-n NXIT THIRRJE PËR NDJEKJE PENALE (12.10.2014)
ME 97 PËR QIND TË VOTAVE, ANGELA MERKEL ZGJIDHET PËR HERË TË TETË LIDERE E BASHKIMIT KRISTIAN-DEMOKRAT (12.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]