VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAKISTANI MBAN ZI PËR MASAKRËN NË SHKOLLË

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PAKISTANI MBAN ZI PËR MASAKRËN NË SHKOLLË

E Mërkurë, 12.17.2014, 11:06am (GMT+1)


Nxënësit luten për viktimat



Pakistani ka nisur tri ditët e zisë kombëtare për 132 fëmijë dhe nëntë pjesëtarë të stafit të një shkolle, të vrarë nga talibanët.

Në dhe përreth qytetit veriperëndimor të Peshawarit, njerëzit janë mbledhur përreth arkivoleve dhe varreve.

Në përputhje me ligjet islamike, njerëzit kanë nisur t'i varrosin viktimat menjëherë. Korrespondentët flasin për një atmosferë të frikshme.

Të 141 njerëzit janë vrarë, kur militantët kanë sulmuar Shkollën Publike Ushtarake në Peshawar, më 16 dhjetor.

Ushtria ka thënë se sulmi është kryer nga shtatë persona të armatosur, që të gjithë të veshur me xhaketa bomba, që kanë shkuar nga klasa në klasë, duke vrarë nxënës dhe mësimdhënës.

Rrethimi i shkollës, ku mësojnë djem dhe vajza me prapavijë ushtarake dhe civile, ka zgjatur tetë orë.

Një total prej 125 njerëzish janë plagosur, para se sulmuesit janë vrarë. Disa nxënës të plagosur mbeten në spitalin kryesor të Peshawarit.

Një zëdhënës i talibanëve pakistanezë, i cili e ka identifikuar veten si Muhammad Khorasani, i ka telefonuar një korrespondenti të Radios Evropa e Lirë nga Shërbimi i Pakistanit, dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kjo është hakmarrje për operacionet e ushtrisë pakistaneze në zonat fisnore veriperëndimore.

Ushtria pakistaneze thotë se ka vrarë mbi 1,100 militantë islamistë në Vaziristanin Verior, prejse ka nisuur ofensivën në muajin qershor, duke përdorur sulmet ajrore, artilerinë, mortajat dhe trupat tokësore.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka udhëtuar drejt Peshawarit. Ai ka thënë se sulmi i talibanëve është "tragjedi kombëtare e kryer nga egërsirat" dhe është zotuar se do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit.

"Kjo luftë do të vazhdojë derisa terrorizmi të çrrënjoset tërësisht nga vendi ynë", ka thënë Sharif.

Ai po ashtu ka njoftuar për fundin e moratoriumit për dënimin me vdekje të rasteve për terrorizëm.

Përgjigjja e ushtrisë ndaj sulmit në Peshauar raportohet se ka filluar. Zëdhënësi i ushtrisë, Asim Bajwa, ka shkruar në Twitter se dhjetë sulme ajrore janë kryer kundër militantëve në rajonin Khiber.

Masakra në shkollën e Peshawarit ka nxitur reagime nga e gjithë bota.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka thënë se ajo është një "akt i tmerrit".

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se terroristët "kanë treguar edhe një herë ligësinë e tyre" dhe ka përsëritur mbështetjen për përpjekjet e Qeverisë së Pakistanit për të luftuar ekstremizmin dhe terrorizmin.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se është "e tronditur" me sulmin, i cili, sipas saj, tregon se sa i fortë është kërcënimi nga talibanët dhe sa e brishtë dhe e rrezikshme mbetet situata në rajon.

Sulmi është kritikuar edhe nga talibanët në Afganistan.

Në përputhje me zinë kombëtare, ambasadat e Pakistanit në gjithë botën kanë ulur flamujt në gjysmështizë dhe kanë hapur librat e ngushëllimeve. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBI 140 TË VRARË NË NJË SHKOLLË NË PAKISTAN (12.16.2014)
'GAZETARËT PA KUFIJ' - VITI 2014 ME 66 GAZETARË TË VRARË NË BOTË (12.16.2014)
PËRFUNDON KRIZA E PENGJEVE NË AUSTRALI (12.15.2014)
ERDOGANI I KËRKON BE-së TË MOS PËRZIHET (12.15.2014)
PAPA - I KALOFSHI TË GËZUAR KRISHTLINDJET (12.15.2014)
2014 - VITI MË I NXEHTË I REGJISTRUAR NDONJËHERË (12.14.2014)
SHBA - SHQETËSIME PËR RAPORTET SE LIDERI I KRIMESË ËSHTË ME PUTININ NË INDI (12.12.2014)
DREJTORI I CIAs BRENNAN MERR NË MBROJTJE AGJENCINË (12.11.2014)
ISH NËNPRESIDENTI CHENEY NË MBROJTJE TË CIAs (12.11.2014)
MONAKO - LINDIN BINJAKËT MBRETËRORË (12.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]