VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
KUBA LIRON AMERIKANIN AL GROSS E Mërkurë, 12.17.2014, 08:39pm (GMT1) Një zyrtar i lartë i administratës Obama thotë se Kuba ka liruar shtetasin amerikan Alan Gross, pasi e mbajti atë për 5 vjet në burg. Ai tha se Gross u lirua për çështje humanitare. Zyrtarët amerikanë thonë se janë liruar edhe tre kubanë të burgosur në Shtetet e Bashkuara. Ky lajm vjen ndërsa zyrtarët po thonë se Presidenti Obama do të njoftojë një ndryshim të rëndësishëm në politikën amerikane ndaj vendit komunist. Administrata Obama ka thënë se ndalimi i zotit Gross ishte një pengesë e madhe në përmirësimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Televizioni shtetëror kuban njoftoi se udhëheqësi kuban Raul Castro pritet të mbajë një fjalim drejtuar vendit në të njëjton kohë me Presidentin Obama. Alan Gross, i cili ishte kontraktor i Agjencisë amerikane të Zhvillimit, u ndalua më 3 dhjetor të vitit 2009, nën akuzat për futjen kontabandë të pajisjeve satelitore në vendin-ishull, si dhe përpjekje për ngritjen e një shërbimi sekret në internet. Kuba e dënoi atë me 15 vjet burg. Gruaja e zotit Gross tha një intervistë të kohëve të fundit se të shoqit po shtoheshin përherë e më tepër shenjat e depresionit. za www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |