E Premte, 03.29.2024, 10:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PRESIDENTI OBAMA SHPALL NDRYSHIM MADHOR NË POLITIKËN AMERIKANE NDAJ KUBËS

E Mërkurë, 12.17.2014, 08:43pm (GMT+1)



Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi sot për një ndryshim madhor në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kubën, pasi udhëheqësit komunistë të vendit liruan amerikanin Alan Gross, që kishte qenë  burgosur atje për pesë vjet.

Ndërkohë tre kubanezë të burgosur në Shtetet e Bashkuara u liruan.

Presidenti kubanez Raul Castro iu drejtua vendit të vet në të njëjtën kohë kur po fliste Presidenti Barack Obama.

Duke shpjeguar vendimin e tij për fillimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kubën, zoti Obama tha:

"Besoj se ky kontakt do të kontribuojë më shumë tek forcimi i pozitës së popullit kubanez. Rritja e tregëtisë është pozitive për amerikanët dhe kubanezët".

Presidenti Obama, që tha se kishte folur me Castron të martën tha se "Izolimi nuk ka funksionuar dhe se është koha për një qëndrim të ri".  

Zyrtarët amerikanë thanë se kanë në plan të lehtësojnë embargon e gjithanshme ekonomike të Shteteve të Bashkuara .

Senatori republikan Marco Rubio nga Florida tha se ndryshimi  i politikës amerikane ndaj Kubës "nuk do të bëjë asnjë për përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Kubë".

"Por kjo krijon mundësinë për forcimin ekonomik për të cilin ka nevojë regjimi i Castros, në mënyrë që të bëhet një prani e përhershme në Kubë për breza të tërë".

Me veprimet e fundit, Presidenti Barak Obama po u jep fund dekadave të izolimit diplomatik dhe ekonomik të Kubës. Shtetet e Bashkuara i prishën marrëdhëniet me Kubën në janar të vitit 1961.

Uashingtoni pritet të rihapë  pas disa muajsh ambasadën në Havanë. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Kubën për çështje të tilla si imigracioni, lufta kundër drogave, trafikimi I qënieve njerëzore dhe mjedisi.

Uashingtoni pritet të rishikojë vendimin e vitit 1982 që e klasifikon Kubën si një shtet që mbështet terrorizmin.

Këto hapa mund të shkaktojnë kundërshtimin e disa segmenteve të komunitetit të gjerë të emigrantëve kubanezë, që tradicionalisht kanë pasur një ndikim të madh politik dhe financiar. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUBA LIRON AMERIKANIN AL GROSS (12.17.2014)
PAKISTANI MBAN ZI PËR MASAKRËN NË SHKOLLË (12.17.2014)
MBI 140 TË VRARË NË NJË SHKOLLË NË PAKISTAN (12.16.2014)
'GAZETARËT PA KUFIJ' - VITI 2014 ME 66 GAZETARË TË VRARË NË BOTË (12.16.2014)
PËRFUNDON KRIZA E PENGJEVE NË AUSTRALI (12.15.2014)
ERDOGANI I KËRKON BE-së TË MOS PËRZIHET (12.15.2014)
PAPA - I KALOFSHI TË GËZUAR KRISHTLINDJET (12.15.2014)
2014 - VITI MË I NXEHTË I REGJISTRUAR NDONJËHERË (12.14.2014)
SHBA - SHQETËSIME PËR RAPORTET SE LIDERI I KRIMESË ËSHTË ME PUTININ NË INDI (12.12.2014)
DREJTORI I CIAs BRENNAN MERR NË MBROJTJE AGJENCINË (12.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]