VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BOTA MIRËPRET 'PAJTIMIN' MES SHBA DHE KUBËS

E Enjte, 12.18.2014, 02:47pm (GMT1)


Presidenti amerikan, Barak Obama dhe presidenti i Kubës, Raul Castro



Liderët botërorë kanë mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara për t'iu dhënë fund armiqësive mbi 50-vjeçare me Kubën dhe për të rivendosur marrëdhënie diplomatike.

Liderë të Evropës, Amerikës Latine, ashtu si edhe Papa Françesku e kanë cilësuar këtë si vendim historik.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se OKB-ja do të ndihmojë të dyja vendet që të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

"Ky lajm është shumë pozitiv Shtetet e Bashkuara dhe Kuba normalizojnë marrëdhëniet dypalëshe. E mirëpres përzemërsisht këtë zhvillim", ka thënë Ban.

Marrëdhëniet SHBA-Kubë kanë qenë të ngrira qysh në fillim të viteve 1960.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.