PUTINI KA RËNË NË DASHURI
E Premte, 12.19.2014, 10:05am (GMT+1)
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ka rënë në dashuri.
Gjatë konferencës vjetore për gazetarë, një reportere, duke iu referuar Putinit si "beqari numër 1 në Rusi", e ka pyetur: A doni dikë?
Putini është përgjigjur me "po", por nuk e ka bërë të ditur emrin e dashurisë së tij.
Ai është divorcuar vitin e kaluar, pas më shumë se 30 vjetësh martesë.
Putin ka thënë se mban marrëdhënie të mira dhe miqësore me ish-bashkëshorten Lyudmila.
www.voal-online.ch
|