VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ERDOGAN - PROCESET NDAJ KUNDËRSHTARËVE JANË LIGJORE E Shtunë, 12.20.2014, 02:54pm (GMT1) Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe kleriku mysliman Fethullah Gulen Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka vlerësuar se procesi ndaj kundërshtarëve të tij është "i pastër dhe ligjor". Këtë proces ashpër e ka kritikuar Bashkimi Evropian. E kam shikuar këtë proces për së afërti si president i këtij vendi", tha sot Erdogan, gjatë një fjalimi televiziv, dhe ka shtuar se "çdo gjë është ligjore dhe në linjë me procedurën". Këto komente u bënë një ditë pasi një gjykatë në Stamboll ka shpallur fletarrest për personin Fethullah Gulen, me seli në Shtetet e Bashkuara, të cilin zoti Erdogan e akuzon se e udhëheq "një shtet paralel" nga ekzili në Amerikë. Më 19 dhjetor, gjykata në Stamboll, po ashtu, ka vendosur për mbajtjen në arrest të të akuzuarve për terrorizëm, Hidayet Karaca, shef i televizionit Samanyolu, që e mbështet Gulenin, dhe tre të tjerëve. Arrestimi i 30 njerëzve, fundjavën e kaluar, pas ndërhyrjeve kundër gazetarëve, autorëve të skenarëve dhe policëve, që konsiderohen se janë të afërt me zotin Gulen, është kritikuar ashpër nga Bashkimi Evropian. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |