VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PARALAJMËRIM PËR AMERIKANËT QË UDHËTOJNË JASHTË SHTETIT

E Shtunë, 12.20.2014, 05:37pm (GMT1)



Departamenti amerikan i Shtetit ka nxjerrë një paralajmërim për amerikanët që duan të udhëtojnë jashtë vendit.

Një njoftim shtypi thotë se incidenti i fundit vdekjeprurës me pengje në Australi "është një kujtesë se qytetarët e Shteteve të Bashkuara duhet të tregojnë një kujdes të jashtëzakonshëm" përsa i takon sigurisë së tyre personale.

Departamenti i Shtetit thotë se një analizë e sulmeve të mëparshme "sugjeron se terroristët duan të vënë në shënjestër jo vetëm objekte të qeverisë amerikane por edhe hotelet, qendra tregëtare, objekte fetare dhe shkolla", veçanërisht në periudhën e festave.

Afati i paralajmërimit skadon më 19 mars, 2015. za 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.