VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DËNOHET VRASJA E DY POLICËVE NË NJU JORK

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
DËNOHET VRASJA E DY POLICËVE NË NJU JORK

E Djelë, 12.21.2014, 03:58pm (GMT+1)


Presidenti amerikan Barak Obama dënoi vrasjen e dy policëve në qytetin e Nju Jorkut në mes të ditës ndërkohë që ata ishin në detyrë në makinën e tyre.

Dhjetra policë të qytetit të Nju Jorkut mbrëmë nderuan policët Wenjian Liu dhe Rafael Ramos ndërkohë që trupat e tyre po nxirreshin nga spitali.

"Qyteti ynë po mban zi, zemrat tona janë rënduara, kemi humbur dy njerëz të mirë, të cilët ia kushtuan jetën mbrojtjes së të gjithë neve. Oficeri Ramos dhe oficeri Liu, vdiqën në krye të detyrës, duke mbrojtur qytetin që ata e donin", tha kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio.

Ata u vranë në zonën e Bruklinit, Bedford-Stuyvesant nga 28-vjeçari Ismayyil Brinsley për të cilin thuhet se kishte postuar mesazhe kundër policisë në mediat sociale.

Policia e Nju Jorkut ishte njoftuar për kërcënimet nga policia e shtetit të Marilendit, ku i dyshuari është akuzuar për plagosjen me armë të ish të dashurës së tij.

"Cilat ishin motivet e tij? Pra ato postime anti-policore në Instagram. Ne gjithashtu do të shikojmë nëse në të kaluarën i dyshuari ka bërë postime të tjera dhe nëse ai kishte llogari të tij në mediat sociale. Ne jemi në dijeni të llogarive të përdoruara dje pasdite kur ai po vinte në Nju Jork, ato janë pjesë e hetimeve të shumta në përpjekje për të kuptuar se cilat ishin motivet e tij", tha komisioneri i policisë së Nju Jorkut, William Bratton.

Personi i armatosur ka kërcënuar se do të hakmerrej për vdekjen e afrikano-amerikanit të paarmatosur Eric Garner nga teknika e shtrëngimit të qafës nga një polic i bardhë që po përpiqej ta arrestonte atë në Nju Jork. Vrasjet e afrikano-amerikanëve Eric Garner dhe Michael Brown shkaktuan protesta në mbarë vendin.

Aktivisti i të drejtave civile, Al Sharpton tha se familja e zotit Garner nuk kishte asnjë lidhje me të dyshuarin dhe dënoi vrasjen e policëve.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA ME FAMILJEN NË HAVAI PËR PUSHIME (12.21.2014)
PARALAJMËRIM PËR AMERIKANËT QË UDHËTOJNË JASHTË SHTETIT (12.20.2014)
ERDOGAN - PROCESET NDAJ KUNDËRSHTARËVE JANË LIGJORE (12.20.2014)
OBAMA - DO T'I KUNDËRPËRGJIGJEMI KORESË SË VERIUT (12.19.2014)
TETË KONGRESISTË AMERIKANË PËR VIZITË NË SERBI (12.19.2014)
OBAMA - HILLARY CLINTON DO TË ISHTE PRESIDENTE E SHKËLQYER (12.19.2014)
PUTINI KA RËNË NË DASHURI (12.19.2014)
BOTA MIRËPRET 'PAJTIMIN' MES SHBA DHE KUBËS (12.18.2014)
JORDANIA PARAQET REZOLUTË PËR PAQE MES IZRAELITËVE DHE PALESTINEZËVE (12.18.2014)
PRESIDENTI OBAMA SHPALL NDRYSHIM MADHOR NË POLITIKËN AMERIKANE NDAJ KUBËS (12.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]