VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA DHE KOREJA E VERIUT ASHPËRSOJNË AKUZAT

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA DHE KOREJA E VERIUT ASHPËRSOJNË AKUZAT

E Hënë, 12.22.2014, 11:54am (GMT+1)




Reklamë e filmit "The Interview"


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se Uashingtoni është duke shqyrtuar mundësinë për ta rikthyer Korenë e Veriut në listën e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

FBI ka akuzuar Phenjanin për sulm kibernetik ndaj kompanisë filmike Sony Pictures. Koreja e Veriut i ka quajtur akuzat e SHBA-së "shpifje të pabaza". Sulmi ka bërë që Sony të anulojë publikimin e filmit "The Interview", një komedi që përshkruan vrasjen fiktive të liderit verikorean, Kim Jong Un.

Në një intervistë për televizionin CNN, Obama, megjithatë, nuk ka thënë se sulmi ka qenë "akt i luftës".

"Jo, nuk mendoj se ka qenë akt i luftës nga ana e Koresë së Veriut. Mendoj se ka qenë një akt i vandalizmit kibernetik, që ka qenë shumë i kushtueshëm, shumë i shtrenjtë. Ne jemi duke e marrë shumë seriozisht. Do të përgjigjemi në mënyrë proporcionale", ka thënë Obama, duke iu bërë thirrje të gjitha qeverive që të ndërmarrin më shumë hapa kundër sulmeve kibernetike.

"Ne do të jemi në një mjedis në këtë botë, ku shumëçka do të jetë e digjitalizuar, ku edhe aktorët shtetërorë, edhe ata joshtetërorë do të kenë kapacitet për të ndërhyrë në jetën tonë në të gjitha mënyrat. Duhet të bëjmë më shumë punë për t'u mbrojtur nga kjo", ka thënë Obama.

Koreja e Veriut ka qenë në listën e SHBA-së të terrorizmit për dy dekada, derisa Uashingtoni e ka hequr atë në vitin 2008, pasi Phenjani është dakorduar për verifikimin e plotë të lokacioneve të tij bërthamore.

Të dielën, Phenjani ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se "është plotësisht i gatshëm të konfrontohet me SHBA-në në të gjitha hapësirat e luftës, përfshirë hapësirën e luftës kibernetike". Ai po ashtu e ka përshkruar SHBA-në si "pellg të terrorizmit".

Për sulmin ndaj kompanisë Sony kanë biseduar në telefon edhe Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.

Wang ka thënë se vendi i tij është "kundër të gjitha formave të sulmeve kibernetike dhe të terrorizmit kibernetik". Megjithatë, ai nuk u është përgjigjur direkt thirrjeve të SHBA-së për të frenuar sulmet kibernetike nga Koreja e Veriut.

Kina është aleat i ngushtë i Koresë së Veriut dhe partneri i saj më i madh tregtar. Ajo po ashtu shihet si vendi më me ndikim në Phenian.

Sulmi kibernetik në Sony Pictures ka ndodhur më 22 nëntor. Ai ka ekspozuar sasi të mëdha të të dhënave të brendshme të kompanisë, përfshirë informacione personale të punëtorëve.

Anulimi i filmit "The Interview" ka shkaktuar kritika në Hollywood. Disa kanë thënë se akti është sulm mbi lirinë e shprehjes.

Por Sony është përgjigjur duke thënë se vendimi është marrë pasi shumica e kinemave në Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të mos shfaqin filmin për shkak të kërcënimeve. rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DËNOHET VRASJA E DY POLICËVE NË NJU JORK (12.21.2014)
PRESIDENTI OBAMA ME FAMILJEN NË HAVAI PËR PUSHIME (12.21.2014)
PARALAJMËRIM PËR AMERIKANËT QË UDHËTOJNË JASHTË SHTETIT (12.20.2014)
ERDOGAN - PROCESET NDAJ KUNDËRSHTARËVE JANË LIGJORE (12.20.2014)
OBAMA - DO T'I KUNDËRPËRGJIGJEMI KORESË SË VERIUT (12.19.2014)
TETË KONGRESISTË AMERIKANË PËR VIZITË NË SERBI (12.19.2014)
OBAMA - HILLARY CLINTON DO TË ISHTE PRESIDENTE E SHKËLQYER (12.19.2014)
PUTINI KA RËNË NË DASHURI (12.19.2014)
BOTA MIRËPRET 'PAJTIMIN' MES SHBA DHE KUBËS (12.18.2014)
JORDANIA PARAQET REZOLUTË PËR PAQE MES IZRAELITËVE DHE PALESTINEZËVE (12.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]