VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PALESTINEZËT - PËRPJEKJE PËR ANËTARËSIM NË GJYKATËN NDËRKOMBËTARE

E Mërkurë, 12.31.2014, 05:44pm (GMT1)



Udhëheqësit palestinezë thonë se po shqyrtojnë mundësinë për antarësim në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve si hap i parë për të ngritur padi kundër Izraelit, një ditë pasi nuk arritën të sigurojnë mbështetje në Këshillin e Sigurimit për rezolutën mbi territoret e pushtuara.

Përfaqësuesi palestinez në OKB, Riyad Mansour tha se populli palestinez nuk mund të presë më dhe se po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave për krime lufte kundër Izraelit.

Mbrëmë, Këshilli i Sigurimit votoi kundër projekt-rezolutës që i kërkonte Izraelit tërheqjen nga territoret e pushtuara. Shtetet e Bashkuara dhe Australia votuan kundër, pesë vende ndër të cilat edhe Britania abstenuan dhe tetë vende votuan në mbështetje të dokumentit një votë më pak se minimalja e kërkuar për miratim.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.