VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHANGAI - 35 TË VRARË NGA RRËMUJA E FESTIMIT TË VITIT TË RI

E Enjte, 01.01.2015, 03:56pm (GMT1)



Gjatë festimeve të Vitit të Ri në Shanghai të paktën 35 vetë u shtypën nga turmat dhe dhjetra të tjerë u plagosën.

Dëshmitarët thonë se një rrëmujë e madhe shpërtheu pasi njerëzit nxituan të merrnin para fallso që dikush i kishte hedhur nga dritarja e katit të tretë të një ndërtese të qytetit.

Incidenti ndodhi pak para mesnatës sipas kohës lokale, në sheshin Cheng Yi në Bund, një zonë popullore në Shangain qendror.

Dëshmitari njëzet e shtatë vjeçar, Cui Tingting tha se një rrëmuja u krijua pasi turma njerëzish vrapuan për të marrë para të cilat më vonë ata e kuptuan se ishin fallso.

Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë kalimtarët duke u përpjekur t'u japin ndihmën e parë njërëzve të plagosur, të shtrirë në rrugët e mbushura me mbeturina.
Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha se shumë nga të vdekurit ishin studentë dhe fëmijë. Të paktën 43 vetë u plagosën.

Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar autoritetet që të kryejnë një hetim dhe të ndërmarrin hapa për të siguruar që një incident i ngjashëm të mos ndodh përsëri.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.