VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DER SPIEGEL - MERKEL E GATSHME TË LEJOJË GREQINË TË DALË NGA ZONA EURO E Djelë, 01.04.2015, 11:04pm (GMT1) BERLIN Kancelarja gjermane, Angela Merkel është e gatshme të lejojë Greqinë të dalë nga zona euro, në rast se e majta radikale do të vinte në rrezik politikën shtrënguese buxhetore në këtë vend, konfirmoi dje edicioni në internet i të përjavshmes "Spiegel". "Qeveria gjermane e gjykon pothuajse të pashmangshme një dalje të Greqisë nga zona euro, nëse kreu i opozitës, Alexis Tsipras (e majta radikale Syriza) drejton qeverinë pas zgjedhjeve legjislative, braktis linjën shtrënguese buxhetore dhe nuk rimburson më borxhet e vendit"˜"˜, konfirmoi në faqen e saj në internet e përjavshmja duke u mbështetur në burime të afërta me qeverinë gjermane. "Angela Merkel dhe ministri i Financave, Wolfgang Schauble kanë ndryshuar mendim dhe tashmë e gjykojnë të pranueshme një dalje të vendit nga monedha e përbashkët për shkak të progreseve të përmbushura nga zona euro që prej samitit të krizës në vitin 2012", vijon e përjavshmja "Spiegel", gjithmonë në bazë të këtyre burimeve. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |