VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EGJIPT - ZBULOHET VARRI I MBRETËRESHËS SË PANJOHUR

E Hënë, 01.05.2015, 10:26am (GMT1)


 

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar një varr, të një mbretëreshë që nuk njihet.

Varri u gjet në Abu-Sir, në jugperëndim të Kajros dhe mendohet se i përket bashkëshortes ose nënës së faraonit Neferefre, që mbretëroi 4 500 vite më parë.

Arkeologët nisur nga vendndodhja besojnë se, i përket bashkëshortes së faraonit.

Zbulimi mund të ndihmojë në ndriçimin e "Dinastisë së Pestë", që bashkë me "Dinastinë e Katërt", ndërtuan piramidat e para.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.