VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË GJERMANI PROTESTA ANTI-ISLAMISTE DHE ANTI-PEGIDA

E Hënë, 01.05.2015, 07:23pm (GMT1)


Mijëra gjermanë pritet të demonstrojnë në katër qytetet të Gjermanisë kundër javës anti-islamizim, mitingje të cillat që nga fillimi i organizimit e kanë shtuar numrin e përkrahësve.

Protestat e parapara do t'i kundërshtojnë organizimiet e një grupi të njohur si Pegida, të cilët përmes disa protestave, kanë bërë thirrje që të mos islamizohet Perëndimi.

Grupi Pediga gjithashtui ka paralajmëruar një protestë e cila do të mbahet sonte në mbrëmje në qytetin gjerman Dresden.

Një protestë për të kundërshtuar këtë demonstratë të Pediga është paralajmëruar gjithashtu në Dresden.

Në Këln ku simpatizantët e Pediga janë zotuar se do të mblildhen sonte në mbrëmje, protesta do të mbahet në terr ngase udhëheqësit e katedrales së qytetit, kanë premtuar se do t'i fikin dritat.

Rreth dy mijë kundërprotestues pritet që t'i kundërshtojnë rreth 500 anëtarët e grupacionit Pediga në Këln.

Rreth 10 mijë protestues anti-Pediga pritet që sonte të mblidhen në Berlin dhe rreth 5 mijë të tjerë në Shtutgart.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.