VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OXFAM - 1% I MË TË PASURVE ZOTËRON GJYSMËN E PASURISË GLOBALE

E Hënë, 01.19.2015, 06:43pm (GMT1)



Organizata humanitare, Oxfam International, me seli në Britani, thotë se popullaata më e pasur një përqindëshe, do të jetë pronare e gjysmës së pasurisë botërore deri në vitin 2016.

Në një raport të publikuar sot, kjo organizatë thotë se njerëzit më të pasur të botës e kanë shtuar pasurinë e tyre për 48%, vitin e kaluar. Kjo shkallë e pasurisë së tyre në vitin 2009 ishte 44%.

Raporti i publikuar koincidon me Forumin Ekonomik Botëror, që mbahet këtë javë në Davos të Zvicrës.

Oxfam ka tërhequr vërejtjen se rrritja e pabarazisë po e pengon luftën kundër varfërisë globale.

Kjo organizatë, që të dhënat i ka marrë nga raportet e bankës, Credit Suisse, thotë se më tepër se gjysma e pasurisë, e cila nuk është pronë e një përqindshit më të pasur, i takon popullatës më të pasur 20 përqindëshe.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.