VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHËNOHET RËNIE E RE E MONEDHËS EURO

E Premte, 01.23.2015, 08:25am (GMT1)



Monedha Euro ka rënë në nivelin e saj më të ulët kundrejt dollarit amerikan në 11 vitet e fundit.

Gjatë ditës së enjte, një euro është shënuar të jetë e barasvlefshme me më pak se 1.13 dollarë.

Lajmi për rënien e monedhës është bërë me dije në ditën kur Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar se do të derdhë miliarda euro në ekonominë e rënduar të Eurozonës.

Ky institucion ka thënë do të blejë letra me vlerë, prej 60 miliardë eurosh në muaj, deri në fund të shtatorit 2016.

Blerja e letrave me vlerë do të çojë në shtypjen e 1 trilion eurove.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.