VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MBRETI I RI SAUDIT, SALMAN, ZOTOHET TË VAZHDOJË POLITIKAT E PARAARDHËSIT Mbreti Abdullah, i cili vdiq sot herët në mëngjes, u vu të prehej në një varr pa shenjë, pas një ceremonie ku morën pjesë krerët më të lartë të botës arab

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 04:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
MBRETI I RI SAUDIT, SALMAN, ZOTOHET TË VAZHDOJË POLITIKAT E PARAARDHËSIT Mbreti Abdullah, i cili vdiq sot herët në mëngjes, u vu të prehej në një varr pa shenjë, pas një ceremonie ku morën pjesë krerët më të lartë të botës arab
E Premte, 01.23.2015, 06:10pm (GMT+1)



Mbreti i ri i Arabisë Saudite, Salman, u zotua se do të vazhdojë politikat e Mbretit Abdullah, i cili u varros sot në kryeqytetin e vendit Riad.

Arabia Saudite nuk humbi kohë për të emëruar mbretin e ri dhe princin e ri të kurorës, për të siguruar një tranzicion të qetë dhe për të shuar shqetësimet rreth një paqëndrueshmërie të mundshme të dinastisë.

Mbreti Abdullah, i cili vdiq sot herët në mëngjes, u vu të prehej në një varr pa shenjë, pas një ceremonie të thjeshtë ku morën pjesë krerët më të lartë të botës arabe dhe myslimane.

Abdullah u ngjit zyrtarisht në fron në vitin 2006. Por faktikisht ai kishte qenë në krye të mbretërisë që prej vitit 1995, kur paraardhësi i tij dhe vëllai nga i ati, Mbreti Fuad, pësoi hemoragji që e la fizikisht të paaftë.

Abdullah mendohet të ketë lindur në vitin 1924. Kur ai arriti moshën e pjekurisë, në shkretëtirën saudite u zbulua naftë dhe vendi u shndërrua gradualisht në eksportuesin kryesor të naftës në botë, duke i sjellë pasuri të mëdha familjes mbretërore.

Pasi mori frenat e pushtetit, ai ndërmori hapa të papara për të modernizuar mbretërinë konservatore.

Grave iu dha një zë në politikë dhe, për herë të parë këtë vit, ato u lejuan të votojnë në zgjedhjet lokale.

Ai themeloi gjithashtu një universitet të stilit perëndimor ku studentët e të dyja gjinive mësonin në klasa të përbashkëta.

Muzika, më parë e ndaluar, filloi të dëgjohej në televizionin dhe radion saudite.

Reagimet nga udhëheqësit botërorë nuk kanë munguar. Presidenti amerikan Barack Obama ofroi ngushëllimet e tij personale dhe të popullit amerikan ndaj popullit saudit dhe familjes mbretërore.

Ish-Presidenti izraelit Shimon Peres tha se mbreti saudit ishte një udhëheqës i vendosur:

"E admiroja pozitën e tij dhe mendoj se kjo ka ndikuar tek shumë njerëz kudo në botë. Shpresoj se trashëgimia e tij do të mbetet si një kujtim i mirë për popullin e tij dhe si faktor i rëndësishëm për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme.''

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, tha se ajo admironte reformat e Mbretit Abdullah, përtej reformave të tij ekonomike:

"Shumë shpesh Arabia Saudite është portretizuar si një vend ku gratë nuk luajnë të njëjtin rol, por madhëria e tij  ishte i vendosur ta ndryshonte gradualisht gjendjen."

Pavarësisht reformave në vend dhe politikave të moderuara ndërkombëtare, grupet e të drejtave të njeriut vazhdojnë ta kritikojnë Arabinë Saudite. Ata thonë se grave atje ende u mohohen shumë nga të drejtat themelore.

Disidenca nuk tolerohet, fjala e lirë mbytet dhe krimi ende ndërshkohet me dënime të tilla ekstreme si prerje koke.

Vëllai nga i ati i mbretit Abdullah, Princi Salman, është tani udhëheqësi i ri i Arabisë Saudite. Në një fjalim drejtuar vendit, ai u zotua se do ta mbajë Kuranin në qendër të sistemit ligjor dhe do të vazhdojë politikat e paraardhësit të tij.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se nënpresidenti Joe Biden do të kryesojë një delegacion presidencial për në Arabinë Saudite për nderimet e rastit si dhe për t'i ofruar ngushëllime familjes mbretërore dhe vendit.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VDEKJA E MBRETIT SAUDIT RRIT ÇMIMIN E NAFTËS (01.23.2015)
SHËNOHET RËNIE E RE E MONEDHËS EURO (01.23.2015)
BQE DO TË HEDHË 60 MILIARDË EURO NË TREG (01.22.2015)
USHTRIA UKRAINASE TËRHIQET NGA TERMINALI I AEROPORTIT TË DONJECKUT (01.22.2015)
VARROSET FOSHNJA 6 MUAJSHE NË ARMENI - AUTOR I MASAKRËS NDAJ FAMILJES 6 ANËTARËSHE DYSHOHET SE ËSHTË NJË USHTAR RUS (01.21.2015)
KRYEMINISTRI FRANCEZ MANUEL VALLS - NË FRANCË EKZISTON NJË APARTEID TERRITORIAL, SOCIAL DHE ETNIK (01.20.2015)
JAPONI - NGRITJE REKORDE E AEROPLANËVE LUFTARAKË KUNDËR ATYRE RUSË DHE KINEZË (01.20.2015)
BASHKIMI EVROPIAN KUNDËR TERRORIT - KRIJON PROJEKTE TË PËRBASHKËTA ME VENDET ISLAME (01.20.2015)
OXFAM - 1% I MË TË PASURVE ZOTËRON GJYSMËN E PASURISË GLOBALE (01.19.2015)
KONFIRMOHET VRASJA E GJENERALIT IRANIAN NGA SULMI IZRAELIT (01.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]