E Premte, 03.29.2024, 09:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
KURDËT MARRIN NËN KONTROLL TË PLOTË KOBANIN

E Hënë, 01.26.2015, 04:51pm (GMT+1)


Forcat kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, njoftohet se pas katër muaj të luftimeve, sot e kanë rimarrë kontrollin e plotë të Kobanit në Siri, nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka thënë se ekstremistët janë dëbuar sot nga qyteti që gjendet në afërsi të kufirit Siri-Turqi.

Abdel Rahman, drejtor i observatorit sirian, i ka thënë agjencisë AFP se kurdët janë duke i ndjekur edhe disa xhihadistë në rrethinat në lindje të Kobanit por sipas tij, luftimet brenda qytetit tashmë të shkatërruar, kanë përfunduar.

Kobani është bërë simbol i luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët, verën e kaluar, kanë marrë nën kontroll territore të mëdha në Irak dhe Siri.

Grupi militant ka humbur më shumë se 1,000 luftëtarë në përpjekje për të marrë kontrollin e Kobanit qysh më 16 shtator.

Ndërkohë, një oficer i lartë i ushtrisë irakiane, ka njoftuar se forcat irakiane e kanë çliruar nga Shteti Islamik provincën lindore Diyala.rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA E KËRKON NDËRPRERJEN E OPERACIONEVE USHTARAKE RUSE NË UKRAINË (01.26.2015)
PARTIA SYRIZA FITON ZGJEDHJET NË GREQI (01.26.2015)
SEPARATISTËT RUSË - JO BISEDIMEVE ME KIEVIN (01.24.2015)
MBRETI I RI SAUDIT, SALMAN, ZOTOHET TË VAZHDOJË POLITIKAT E PARAARDHËSIT Mbreti Abdullah, i cili vdiq sot herët në mëngjes, u vu të prehej në një varr pa shenjë, pas një ceremonie ku morën pjesë krerët më të lartë të botës arab (01.23.2015)
VDEKJA E MBRETIT SAUDIT RRIT ÇMIMIN E NAFTËS (01.23.2015)
SHËNOHET RËNIE E RE E MONEDHËS EURO (01.23.2015)
BQE DO TË HEDHË 60 MILIARDË EURO NË TREG (01.22.2015)
USHTRIA UKRAINASE TËRHIQET NGA TERMINALI I AEROPORTIT TË DONJECKUT (01.22.2015)
VARROSET FOSHNJA 6 MUAJSHE NË ARMENI - AUTOR I MASAKRËS NDAJ FAMILJES 6 ANËTARËSHE DYSHOHET SE ËSHTË NJË USHTAR RUS (01.21.2015)
KRYEMINISTRI FRANCEZ MANUEL VALLS - NË FRANCË EKZISTON NJË APARTEID TERRITORIAL, SOCIAL DHE ETNIK (01.20.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]