VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KURDËT MARRIN NËN KONTROLL TË PLOTË KOBANIN

E Hënë, 01.26.2015, 04:51pm (GMT1)


Forcat kurde, të mbështetura nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara, njoftohet se pas katër muaj të luftimeve, sot e kanë rimarrë kontrollin e plotë të Kobanit në Siri, nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka thënë se ekstremistët janë dëbuar sot nga qyteti që gjendet në afërsi të kufirit Siri-Turqi.

Abdel Rahman, drejtor i observatorit sirian, i ka thënë agjencisë AFP se kurdët janë duke i ndjekur edhe disa xhihadistë në rrethinat në lindje të Kobanit por sipas tij, luftimet brenda qytetit tashmë të shkatërruar, kanë përfunduar.

Kobani është bërë simbol i luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët, verën e kaluar, kanë marrë nën kontroll territore të mëdha në Irak dhe Siri.

Grupi militant ka humbur më shumë se 1,000 luftëtarë në përpjekje për të marrë kontrollin e Kobanit qysh më 16 shtator.

Ndërkohë, një oficer i lartë i ushtrisë irakiane, ka njoftuar se forcat irakiane e kanë çliruar nga Shteti Islamik provincën lindore Diyala.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.