VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AMERIKA NË NDIHMË TË UKRAINËS

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
AMERIKA NË NDIHMË TË UKRAINËS

E Mërkurë, 01.28.2015, 06:54pm (GMT+1)



Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje që i ofron Ukrainës 2 miliardë dollarë në formën e garancisë për borxhet, të cilat do të ndihmojnë programet sociale të këtij vendi gjatë vitit 2015. SHBA deklaruan gjithashtu se janë të gatshme të rrisin trysninë e sanksioneve kundër Rusisë nëse kjo do të jetë e nevojshme. Marrëveshja u nënshkrua në Kiev nga ministrja ukrainase e financave, Natalia Yaresko, dhe sekretari amerikan i thesarit, Jack Lew.

"Jam i kënaqur që nënshkrova me ministren Yaresko deklaratën për të filluar me garancinë e borxhit prej 1 miliardë dollarësh. Kjo garanci synon të ndihmojë Ukrainën me shpenzimet sociale afatshkurtëra për të mbrojtur ukrainasit në nevojë nga efektet e reformave të domosdoshme ekonomike", u shpreh zoti Lew gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Ai shtoi se marrëveshja parashikon që qeveria ukrainase të vazhdojë programet e reformës fiskale dhe dhënien fund të korrupsionit.

Sekretari Lew foli gjithashtu edhe për mbështetjen e Rusisë ndaj separatistëve në Ukrainë, gjë që ka sjellë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

"Opsioni ynë parësor është një zgjidhje diplomatike që do të lejonte lehtësimin e sanksioneve, ashtu siç dhe jemi të gatshëm për t'i shtuar ato", shtoi zoti Lew.

Presidenti Obama fajësoi Rusinë të dielën për rifillimin e luftimeve në Ukrainën lindore, dhe tha se Uashingtoni do të shqyrtojë alternativa të tjera për rritur trysninë mbi Moskën.

Disa qeveri të vendeve të Bashkimit Evropian po bëjnë gjithashtu thirrje për sanksione të reja.

Ministrja Yaresko falenderoi Shtetet e Bashkuara për dhënien e kësaj garancie të borxhit dhe premtoi zbatimin më të shpejtë të reformave shumë të nevojshme.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara i ofroi Ukrainës një garanci borxhi prej 2 miliardë dollarësh. Kjo do t'i lejojë Ukrainës të zbatojë reformat e filluara dhe të sigurojë mbështetje financiare ndërkombëtare."

Ekonomistët kanë paralajmëruar se Ukraina mund të përballet me një ristrukturim drastik të borxhit, nëse huadhënësit ndërkombëtarë nuk rrisin ofertat e tanishme për të plotësuar një boshllëk financimi prej 15 miliardë dollarësh.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOALICIONI KRYEN SULME TË REJA NDAJ IS-it (01.28.2015)
STUHIA JUNO GODET SHBA-në (01.27.2015)
KURDËT MARRIN NËN KONTROLL TË PLOTË KOBANIN (01.26.2015)
OBAMA E KËRKON NDËRPRERJEN E OPERACIONEVE USHTARAKE RUSE NË UKRAINË (01.26.2015)
PARTIA SYRIZA FITON ZGJEDHJET NË GREQI (01.26.2015)
SEPARATISTËT RUSË - JO BISEDIMEVE ME KIEVIN (01.24.2015)
MBRETI I RI SAUDIT, SALMAN, ZOTOHET TË VAZHDOJË POLITIKAT E PARAARDHËSIT Mbreti Abdullah, i cili vdiq sot herët në mëngjes, u vu të prehej në një varr pa shenjë, pas një ceremonie ku morën pjesë krerët më të lartë të botës arab (01.23.2015)
VDEKJA E MBRETIT SAUDIT RRIT ÇMIMIN E NAFTËS (01.23.2015)
SHËNOHET RËNIE E RE E MONEDHËS EURO (01.23.2015)
BQE DO TË HEDHË 60 MILIARDË EURO NË TREG (01.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]