VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUSIA CAKTON 3 MILIARDË DOLLARË PËR NDËRTIMIN E URËS NË KRIMÉ

E Premte, 01.30.2015, 02:22pm (GMT1)



Qeveria e Rusisë i dha kontratën 3 miliardë dollarëshe për ndërtimin e një ure në Krime, në aleati të presidentit Vladimir Putin.

Qeveria, më 30 janar botoi një dekret në faqen e saj zyrtare, duke emëruar Stroygazmontazh (SGM), si kompaninë e kontraktuar për të ndërtuar një urë që lidhë gadishullin e Krimesë, që Moska aneksuar nga Ukraina në muajin mars, me ngushticën Kerç të Rusisë.

Pronari i SGM-së është Arkady Rotenberg, mik i fëmijërisë dhe partner i Putinit.

Rotenbergut i është ndaluar hyrja ose mbajtja e aseteve në Shtetet e Bashkuara dhe BE, si pjesë e sanksioneve që i janë vendosur Rusisë për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

Qeveria tha se çmimi i urës nuk mund të kalojë shumën e 3 miliardë dollarëve, dhe se ajo duhet të përfundojë deri në dhjetorin e vitit 2018.

Kjo kontratë u nënshkrua pa ndonjë tender publik.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.