VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
ZGJIDHET PRESIDENTI I RI I ITALISË E Shtunë, 01.31.2015, 07:27pm (GMT1) Parlamenti i Italisë ka zgjedhur gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese, Sergio Mattarella, për president të vendit. Mattarella, 73 vjeç, do të pasojë Giorgio Napolitanon, 89 vjeç, i cili ka dhënë dorëheqje në fillim të këtij muaji për shkak të "lodhjes". Rezultati, i cili është konfirmuar në ditën e tretë të votimit, do të shihet si përforcim për kryeministrin Matteo Renzi, i cili ka nominuar Mattarellan. Presidenti i Italisë ka kryesisht rol ceremonial, por ka kompetencë edhe për të emëruar kryeministrin.rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |