VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

390 GAZETARË JANË VRARË NË SIRI NGA VITI 2011 - 6 VETËM NË JANAR

E Premte, 02.06.2015, 09:51am (GMT1)


Voal - Është 390 nurmi i gazetarëve dhe i punonjësve të tjerë të mediave që janë vrarë në Siri që nga fillimi i revoucionit në mars 2011. Ky është bilanci që kanë bërë veprimtarët e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit vetëm në muajin janar të këtij vitit janë vrarë 6 gazetarë, ndërsa 12 të tjerë janë arrestuar ose janë marrë penge dhe dy prej tyre janë plagosur.

Bilanci i muajit të shkuar përfshin dy gazetarë të vrarë nga regjimi, reporterin japonez Kenji Goto Jogo të vrarë nga xhihadistët e Shtetit Islamik (IS), një reporter tjetër të vrarë nga Fronti al-Nusra e dy të tjerë të vrarë nga grupet e armatosura.

Tre gazetarë të tjerë janë arrestuar nga forcat qeveritare, ndërsa nëntë janë kapur nga IS, nga Fronti al-Nusra e nga grupe të tjera. Për të dy gazetarët e plagosur, veprimtarët akuzojnë regjimin e Asadit.ANSA

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.