VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPA BËN HISTORINË - MBAN FJALIM PARA KONGRESIT AMERIKAN

E Shtunë, 02.07.2015, 10:00am (GMT1)


         
Vatikan - Papa Francesku do të jetë i pari klerik i lartë që do të mbajë një fjalim përpara Kongresit amerikan, njoftuan ligjvënësit në Uashington. Fjalimi i Atit të Shenjtë do të mbahet më 24 shtator, në kuadër të turit të tij në Shtetet e Bashkuara.
"Në atë ditë, Shenjtëria e tij do të bëhet Papa i parë në histori që i adresohet sesionit të përbashkët të dy dhomave të Kongresit", tha kreu i institucionit ligjvënës, John Boehner.

Ndërsa presidenti Obama ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë: "Jam shumë i lumtur e sa mezi pres të takon Papa Franceskun në Shtetet e Bashkuara", tha presidenti.

Një në tre kongresmenë janë katolikë, sikundër janë katolikë të dy liderët, e pakicës, Nancy Pelosi, një demokrate dhe e shumicës, një republican, John Boehner. "Me përulje shprehim mirënjohjen që Ati i Shenjtë ka pranuar ftesën tonë dhe po presim të marrim mesazhin e tij në emër të popullit amerikan", tha Boehner.

Udhëtimi i Papës në Shtetet e Bashkuara përfshin edhe një takim me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë. Përveç kësaj axhende, Papa pritet të mbajë një fjalim edhe në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe të marrë pjesë në një marshim të katolikëve në Philadelphia.

Papa Francesku nuk është kufizuar të japë pikëpamjet e tij politike që kur është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë në mars të vitit të kaluar. Ai e ka shndërruar mbështetjen për emigrantët në një shtyllë të papatit, por ka mbajtur linjat tradicionale sa i takon mjeteve kontraceptive dhe abortit.

Pikëpamjet e tij janë të ndryshme nga anëtarët e Kongresit, të ndarë nga kundërshti të forta politike për këto dhe cështje të tjera. Vizita e parë e një Pape në Amerikë daton në vitin 1965 nga Pali VI në kulmin e luftës në Vietnam.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.