VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBAMA, MERKEL - AGRESIONI RUS NË UKRAINË VETËM KA FORCUAR UNITETIN SHBA-EVROPË

E Hënë, 02.09.2015, 07:16pm (GMT1)



Presidenti Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel thanë se agresioni rus në Ukrainë vetëm se ka forcuar unitetin mes SHBA dhe Evropës, ndërkohë që ata peshojnë alternativën e rigjallërimit të një plani paqeje për t'i dhënë fund konfliktit.

Megjithatë, në konferencën e përbashkët për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama mbajti të hapur mundësinë që, në qoftë se një raund i ri diplomacie gjatë kësaj jave dështon, SHBA mund t'i dërgojnë Ukrainës armatime mbrojtëse. Presidenti tha se ai ende nuk ka marrë një vendim mbi ndihmën me armë luftarake për Ukrainën, por ekipi i tij po shqyrton nëse ka gjëra të tjera që mund të bëhen për të ndihmuar Ukrainën të forcojë mbrojtjen e saj përballë agresionit rus.

Zonja Merkel dhe udhëheqës të tjerë evropianë kundërshtojnë me forcë  armatosjen e Ukrainës, pjesërisht për shkak të shqetësimit se kjo mund të çojë në një luftë me Rusinë përmes palëve të treta.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.