VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MINISTRI I JASHTËM GREK SOT VIZITON MOSKËN

E Mërkurë, 02.11.2015, 07:21am (GMT1)


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias



Me ftesë të homologut të tij rus, Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, do të qëndrojë gjatë ditës së sotme në Moskë.

Takimi në Moskë vjen në ditën kur ministrat e financës të shteteve të Eurozonës takohen në Bruksel për të biseduar rreth përpjekjeve greke për rinegocijimin e borxhit.

Qeveria e re greke ka qenë e hapur që nga fillimi për të krijuar lidhje të ngushta me Rusinë.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ka thënë se Greqia do të kthehet kah Shtetet e Bashkuara, Rusia ose Kina, nëse dështon të arrijë marrëveshje të re të borxhit me Eurozonën.

Zyrtarët e BE-së deri tash kanë hedhur poshtë përpjekjet e kryeministrit të ri grek, Alexis Tsipras, për të rienegociuar kushtet e ndihmës.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.