VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBAMA BISEDOI ME PRESIDENTIN KINEZ - XI PËR HERË TË PARË DO TË VIZITOJË UASHINGTONIN NË SHTATOR

E Mërkurë, 02.11.2015, 03:27pm (GMT1)



Presidenti Barak Obama


Presidenti amerikan Barak Obama zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin kinez, Xi Jinping.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy liderët biseduan rreth çështjeve kibernetike.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më 10 shkurt se Obama e përsëritir angazhimin e tij për respketimin e plotë të traktatit bilateral për investime.

Të dy udhëheqësit u pajtuan të punojnë së bashku për çështje të tjera të sigurisë, duke përfshirë edhe negociatat me Iranin.

Obama e ftoi presidentin kinez për një vizitë në Uashington më vonë gjatë këtij viti.

Pas kësaj bisede, agjencia kineze e lajmeve Xinhua, njoftoi sot se Xi për herë të parë do t'i vizitojë Shtetet e Bashkuara gjatë muajit shtator të këtij viti.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.