VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LIBIA KËRKON HEQJEN E EMBARGOS PËR TA LUFTUAR IS-in

E Enjte, 02.19.2015, 10:05am (GMT1)


Ilustrim



Ministri i Jashtëm i Libisë ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që ta heqë embargon e armëve për Libinë në mënyrë që ky vend të mund ta luftojë Shtetin Islamik.

Ministri i jashtëm Muhammad al Dairi ka folur gjatë një seance të jashtëzakonshme të KS, pas rasteve të fundit të terririzmit në Libi, përkatësisht pas publikimit të një videoje ku shihet se 21 të krishterëve egjiptianë iu janë hequr kokat nga militantët e IS-it në Libi.

Dairi tha se komuniteti ndërkombëtar e ka një "përgjegjësi morale dhe ligjore që të jap mbështetje urgjente", ngaqë, sipas tij, edhe Mesdheu është në rrezik.

Veç atij, i pranishëm në seancë, ministri i jashtëm egjiptian Sameh Shoukry ka bërë thirrje për një bllokadë detare të armëve të cilat shkojnë në fushat e Libisë, fusha nëpër të cilat nuk ka kontroll nga autoritetet në Tripoli.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.