VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA E KANADA - SHTOHEN MASAT E SIGURISË NË QENDRAT TREGTARE

E Hënë, 02.23.2015, 06:23pm (GMT1)



Dy qendra tregtare, një në Shtetet e Bashkuara dhe një në Kanada, janë duke operuar nën kushte të larta sigurie, pas një kërcënimi terrorist nga militantët islamikë me bazë në Somali.

"The Mall of America" në shtetin amerikan Minnesota and Edmonton Mall në Kanada, bënë deklarata, ku thonin se janë duke shtuar masat e sigurisë, pasi grupi al-Shabab me lidhje me Al kaidën, publikoi të shtunën një video, ku bëhej thirrje për sulme ndaj qendrave tregtare të Perëndimit.

Në kërcënimin terrorist përmendeshin në mënyrë specifike qendrat tregtare në SHBA, Kanada dhe Britani, përfshirë "The Mall of America" të Minesotës.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Jeh Johnson tha dje se autoritetet janë duke i marrë seriozisht këto kërcënime.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.