VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DOLI NUMRI MË I RI 'CHARLIE HEBDO'

E Mërkurë, 02.25.2015, 07:00pm (GMT1)


Pas një pauze prej më shumë se një muaj, të mërkurën doli numri më i ri i javores satirike Charlie Hebdo.

Në sulmin e ekstremistëve islamikë në redaksinë e kësaj reviste para dy muajsh u vranë 12 njerëz. Botuesi vendosi të shtypë dy milionë e gjysmë ekzemplarë të numrit të ri, më pak se shtatë milionë sa janë shtypur menjëherë pas sulmit, por edhe dukshëm më shumë se rreth 30 deri 60 mijë, sa ka qenë tirazhi i saj para sulmit të janarit.

Redaktor i numrit të ri është Laurent Sourisseau, i njohur edhe si Riss, karikaturist i plagosur gjatë sulmit.

Në ballinën e numrit të ri, i cili ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale disa ditë para se të paraqitet në qoshqe, është paraqitur një qenush miniatural me botimin e Charlie Hebdo-së në gojë, duke ikur para qenve gjakpirës.

Qentë në prapavijë janë papa Françesk, politikania konservatore Marine Le Pen (ajo është pit bull), ish-kryetari francez Nicolas Sarkozy (ai është minuk) dhe një xhihadist me kallashnikov, ndërsa mbishkrimi është "Ja ku jemi përsëri!"

Karikatura është bardhezi në mbrapavijë të kuqe, ndërsa e nënshkruan Luz, karikaturisti i dytë i Charlie Hebdo-së.

Numri i parë i doli menjëherë pas masakrës në redaksi. Në ballinë paraqitte profetin Muhamet duke qarë, tek mban në dorë afishen "Unë jam Charlie", e mbi te mbishkrimi "Të gjitha janë falur". Edhe ai numër ka shkaktuar zemërimin e myslimanëve.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.