VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GRATË JAZIDI FLASIN MBI RRËMBIMET E ISIS-it

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 03:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
GRATË JAZIDI FLASIN MBI RRËMBIMET E ISIS-it

E Premte, 02.27.2015, 07:19am (GMT+1)



Kur militantët e Shtetit Islamik pushtuan pjesë të Irakut të veriut gjashtë muaj më parë, një nga zonat më të goditura ishte ajo e Jazidëve, një pakicë etnike-fetare që jeton përreth Sinxharit. Militantët thuhet se vranë mijëra burra dhe rrëmbyen gratë e fëmijët. Disa vajza arritën të shpëtonin nga duart e tyre.

Kampi Ba'adra në Irakun verior, është strehë e rreth 15 mijë të zhvendosurve të pakicës Jazidi. Mijëra të tjerë janë duke u mbajtur rob nga militantët e Shtetit Islamik.

Tetëmbëdhjetë vjeçarja Soham Mohamed u arratis pas gjashtë muajsh në robëri. Ajo ra dakord të fliste nëse nuk zbulohej fytyra dhe emri i saj i vërtetë. Ajo thotë se Shteti Islamik pushtoi fshatin e saj në gusht dhe mori të gjithë burrat:

"Ata na ndanë me forcë nga nënat tona, mua dhe gjashtë vajza të tjera, dhe na dërguan në një shtëpi në Tal Afar. Ushqimi nuk ishte i mirë. Pas një muaji dy djemë erdhën, zgjodhën disa nga ne dhe na çuan në një shtëpi në Mosul".

Soham u përdhunua dhe u rrah disa herë deri para një muaji, kur ajo arriti të ikte nga duart e militantëve. Ajo thotë se vrapoi gjithë natën deri sa gjeti një familje që e strehoi atë.  Më vonë ata kontaktuan xhaxhain e saj i cili e shpëtoi.

Luftëtarët e Shtetit Islamik vranë rreth 1.700 njerëz në fshatin Koço. Më shumë se 100 gra të reja u ndanë dhe u dërguan në një shtëpi në Raka, në Sirinë veriore, thotë 22 vjeçarja Sara Hussein. Militantët menjehërë dolën për t'i marrë ato:

"Çdo luftëtar blinte një vajzë për vete. Ata erdhën për të na blerë dhe për të na konvertuar në fenë islame. Na përdhunuan dhe nuk na jepnin ushqim. Askush nuk u kursye. Nëse njëra nga ne rezistonte ata i godisnin të gjithë, duke u thyer duart dhe kokat. Ne nuk mund të bënim asgjë. Nganjëherë tre burra dhunonin një vajzë".

Sara Hussein është e zemëruar nga reagimi i bashkësisë ndërkombëtare, që ajo ajo thotë se ishte tepër i vonuar:

"Të gjitha vendet e mëdha po sulmojnë Shtetin Islamik, Amerika, Arabia Saudite, Australia, Franca, por ato nuk kujdesen për ne. Atyre u intereson vetëm nafta e Irakut. Nëse ata duan të na ndihmojnë ata do të lironin njerëzit tanë të rrëmbyer".

Sara Husein u arratis në nëntor. Ajo dëshiron të dëshmojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet që janë bërë ndaj komunitetit të saj.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CLAPPER - FURNIZIMI I UKRAINËS ME ARMË DO TA PROVOKONTE PUTININ (02.27.2015)
EDHE UASHINGTONI E LEGALIZOI MARIHUANËN (02.26.2015)
DOLI NUMRI MË I RI 'CHARLIE HEBDO' (02.25.2015)
MË 20 MARS DO TË JETË EKLIPS I GJATË DIELLOR (02.24.2015)
SHTETI ISLAMIK RRËMBEU 80 TË KRISHTERË SIRIANË (02.24.2015)
MBROJTJA CIVILE GJERMANE DISKUTON PËRGATITJEN NDAJ SULMIT USHTARAK (02.24.2015)
BUXHETI DHE DEPARTAMENTI I SIGURISË KOMBËTARE (02.24.2015)
SHBA E KANADA - SHTOHEN MASAT E SIGURISË NË QENDRAT TREGTARE (02.23.2015)
PËR PESË MUAJ KOALICIONI KA VRARË RRETH 1600 XHIHADISTË (02.23.2015)
SOT INGUSHETIA KUJTON VIKTIMAT E 1944-ës (02.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]