VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PESË MIJË EGJIPTIANË EVAKUOHEN NGA LIBIA

E Premte, 02.27.2015, 12:26pm (GMT1)


Një diplomat egjiptian që ka mbikëqyrur evakuimin e bashkatdhetarëve të tij nga Libia, thotë se 5,000 nga ta kanë kaluar tani në Tunizi dhe po dërgohen në Kajro.

Thameur Mamdouh i tha Associated Press të enjten se kalimet kufitare gjatë javës së kaluar ishin të rregullta.

Ai vlerësoi se 700.000 egjiptianë ishin duke punuar në Libi.

Një zyrtar në kufirin Egjipt-Libi tha të mërkurën se rreth 20 mijë kanë kaluar kufirin për në.

Egjiptianët janë larguar nga Libia që prej transmetimit të një videoje nga grupi militant i Shtetit Islamik që tregonte ekzekutime me heqje të kokës të të krishterëve egjiptianë, gjë që çoi në sulmet hakmarrëse ajrore egjiptiane.

Evakuimi i rregullt është në kontrast me trazirat e vitit të kaluar kur egjiptianët u të detyruan të largohen nga vendi.

Mamdouh tha se një kufomë egjiptiane ishte riatdhesuar, pa dhënë hollësi të tjera.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.