VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROTESTA PARA ZYRAVE TË REL-it NË MOSKË

E Premte, 02.27.2015, 06:24pm (GMT1)


Moskë, 27 shkurt 2015



Dhjetëra aktivistë që i përkasin një lëvizjeje anti-Maidan në Rusi, kanë protestuar para zyrave të Radios Evropa e Lirë në Moskë.

Ata kanë mbajtur në duar pankarta si: "Radio Liria është gënjeshtare" dhe "Gënjeshtrat e Departamentit të Shtetit".

Korrespondentë nga disa televizione që udhëhieqn nga shteti, kanë marrë pjesë në protestën 30-minutëshe.

Anti-Maidan është një lëvizje pro Kremlinit në Rusi, e cila mbështet separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.