VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VRITET NË MOSKË KREU I OPOZITËS BORIS NEMCOVNemcov u vra dy ditë para një proteste të opozitës të planifikuar që të drejtohej prej tij

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
VRITET NË MOSKË KREU I OPOZITËS BORIS NEMCOV
Nemcov u vra dy ditë para një proteste të opozitës të planifikuar që të drejtohej prej tij

E Shtunë, 02.28.2015, 08:07am (GMT+1)



Udhëheqësi kryesor i opozitës ruse dhe ish-zëvendëskryeministri, Boris Nemtsov u vra të premten në mbrëmje në qendër të Moskës.

Ministria e brendshme tha se Nemtsov u qëllua katër herë në pjesën e prapme të kokës. Policia ka nisur një operacion në kërkim të vrasësit.

Nemtsov planifikonte të drejtonte një protestë të opozitës të dielën në Moskë.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Moskë, Daniel Schearf, thotë se parakalimi mund të bëhet më i madh se sa ishte planifikuar dhe opozita me siguri do të akuzojë Kremlinin për përfshirje në vrasjen e Nemtsovit.

Agjencia e lajmeve "‹"‹Tass, citon presidentin rus, Vladimir Putin të ketë thënë se vdekja e Nemtsovit duket si një vrasje me pagesë dhe mund të jetë një "provokim".

Shumë vëzhgues rusë e kishin konsideruar dikur Nemtsovin si një kandidat për presidencën ruse. Ai në vend të kësaj shërbeu si zëvendëskryeministër dhe u bë një nga kritikët më të zëshëm të presidentit Putin, veçanërisht që prej kryengritjes së vitit të kaluar në Ukrainë.

Në muajin shtator, Nemtsovi i tha korrespondentit të Zërit të Amerikës, Daniel Schearf  se Putini dëshiron të hakmerret për rrëzimin e presidentit pro rus të Ukrainës.

Ai tha se Putini druan se ajo çfarë ka ndodhur në Ukrainë, mund të ndodhë edhe në Rusi dhe e sheh Ukrainën pro evropiane si një kërcënim për pushtetin e tij.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REPLIKAT MES SHTËPISË SË BARDHË DHE IZRAELIT (02.27.2015)
PROTESTA PARA ZYRAVE TË REL-it NË MOSKË (02.27.2015)
PESË MIJË EGJIPTIANË EVAKUOHEN NGA LIBIA (02.27.2015)
GRATË JAZIDI FLASIN MBI RRËMBIMET E ISIS-it (02.27.2015)
CLAPPER - FURNIZIMI I UKRAINËS ME ARMË DO TA PROVOKONTE PUTININ (02.27.2015)
EDHE UASHINGTONI E LEGALIZOI MARIHUANËN (02.26.2015)
DOLI NUMRI MË I RI 'CHARLIE HEBDO' (02.25.2015)
MË 20 MARS DO TË JETË EKLIPS I GJATË DIELLOR (02.24.2015)
SHTETI ISLAMIK RRËMBEU 80 TË KRISHTERË SIRIANË (02.24.2015)
MBROJTJA CIVILE GJERMANE DISKUTON PËRGATITJEN NDAJ SULMIT USHTARAK (02.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]