VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VRITET NË MOSKË KREU I OPOZITËS BORIS NEMCOV
Nemcov u vra dy ditë para një proteste të opozitës të planifikuar që të drejtohej prej tij

E Shtunë, 02.28.2015, 08:07am (GMT1)



Udhëheqësi kryesor i opozitës ruse dhe ish-zëvendëskryeministri, Boris Nemtsov u vra të premten në mbrëmje në qendër të Moskës.

Ministria e brendshme tha se Nemtsov u qëllua katër herë në pjesën e prapme të kokës. Policia ka nisur një operacion në kërkim të vrasësit.

Nemtsov planifikonte të drejtonte një protestë të opozitës të dielën në Moskë.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Moskë, Daniel Schearf, thotë se parakalimi mund të bëhet më i madh se sa ishte planifikuar dhe opozita me siguri do të akuzojë Kremlinin për përfshirje në vrasjen e Nemtsovit.

Agjencia e lajmeve "‹"‹Tass, citon presidentin rus, Vladimir Putin të ketë thënë se vdekja e Nemtsovit duket si një vrasje me pagesë dhe mund të jetë një "provokim".

Shumë vëzhgues rusë e kishin konsideruar dikur Nemtsovin si një kandidat për presidencën ruse. Ai në vend të kësaj shërbeu si zëvendëskryeministër dhe u bë një nga kritikët më të zëshëm të presidentit Putin, veçanërisht që prej kryengritjes së vitit të kaluar në Ukrainë.

Në muajin shtator, Nemtsovi i tha korrespondentit të Zërit të Amerikës, Daniel Schearf  se Putini dëshiron të hakmerret për rrëzimin e presidentit pro rus të Ukrainës.

Ai tha se Putini druan se ajo çfarë ka ndodhur në Ukrainë, mund të ndodhë edhe në Rusi dhe e sheh Ukrainën pro evropiane si një kërcënim për pushtetin e tij.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.