VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBAMA DËNOI VRASJEN E NEMCOVIT

E Shtunë, 02.28.2015, 09:52am (GMT1)


Kryetari amerikan Barack Obama e dënoi vrasjen e politikanit opozitar rus Boris Nemtsov.

Ai në kumtesën e vet theksoi se Nemtsov është vrarë brutalisht dhe njëkohësisht ftoi autoritetet ruse të bëjnë hetim të shpejtë, transparent e të pavarur rreth vrasjes së tij.

Obama, raporton AP, Nemtsovin e quajti "avokat të palodhur të Rusisë", përcjell koha.net.

Kryetari amerikan Obama me Nemtsovin qe takuar në vitin 2009 në Moskë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.