E Premte, 03.29.2024, 07:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
REAGIME NDAJ VRASJES SË KRYEOPOZITARIT RUS NEMCOV

E Shtunë, 02.28.2015, 11:25pm (GMT+1)



Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dënoi vrasjen dhe i bëri thirrje njerëzve të protestojnë kundër Presidentit rus Putin për luftën në Ukrainë. Ai e quajti zotin Nemtsov "një urë" ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dënoi vrasjen brutale dhe i bëri thirrje Rusisë të kryejë hetim të menjëhershëm dhe të pavarur. Presidenti Obama vlerësoi rolin e zotit Nemtsov në mbrojtje të të drejtave të bashkëqytetarëve të tij rusë dhe përpjekjet e tij kundër korrupsionit në këtë vend.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, shprehu zemërimin e tij për vrasjen e Boris Nemtsov, të cilin e përshkroi si një "mbrojtës të demokracisë".

Nëpërmjet zëdhënësit, Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi kurajon e tij si një kritik i hapur i politikave të qeverisë ruse, dhe i bëri thirrje Presidentit Putin për zbardhjen e vrasjes dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë. Ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier u shpreh se kjo vrasje është një goditje e rëndë ndaj të gjithë atyre që përpiqen për një Rusi më të hapur.

Komisionerja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se zoti Nemtsov ishte përkrahës i fortë i një Rusie moderne dhe demokratike, dhe se BE-ja pret nga autoritetet ruse hetimin e plotë, të shpejtë, dhe transparent të vrasjes.

Zoti Nemtsov ishte zëvendëskryeministër në vitet '90-të, dhe në atë kohë shikohej si pasardhësi i presidentit Boris Yeltsin. Pas zgjedhjes së zotit Putin në vitin 2000, Boris Nemtsov u bë një ndër kritikët më të ashpër dhe më të hapur të Presidentit Putin, në veçanti gjatë kryengritjes në Ukrainë vitin e kaluar.

 Duke vendosur lule pranë vendit ku ai u ekzekutua, udhëheqësit opozitarë rusë, Grigory Yavlinsky dhe Sergei Mitrokhin, u shprehën se vrasja e tij është një goditje e rëndë ndaj të ardhmes së Rusisë.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
OBAMA DËNOI VRASJEN E NEMCOVIT (02.28.2015)
VRITET NË MOSKË KREU I OPOZITËS BORIS NEMCOVNemcov u vra dy ditë para një proteste të opozitës të planifikuar që të drejtohej prej tij (02.28.2015)
REPLIKAT MES SHTËPISË SË BARDHË DHE IZRAELIT (02.27.2015)
PROTESTA PARA ZYRAVE TË REL-it NË MOSKË (02.27.2015)
PESË MIJË EGJIPTIANË EVAKUOHEN NGA LIBIA (02.27.2015)
GRATË JAZIDI FLASIN MBI RRËMBIMET E ISIS-it (02.27.2015)
CLAPPER - FURNIZIMI I UKRAINËS ME ARMË DO TA PROVOKONTE PUTININ (02.27.2015)
EDHE UASHINGTONI E LEGALIZOI MARIHUANËN (02.26.2015)
DOLI NUMRI MË I RI 'CHARLIE HEBDO' (02.25.2015)
MË 20 MARS DO TË JETË EKLIPS I GJATË DIELLOR (02.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart�]