VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

OBAMA DO TË PËRDORË VETON NDAJ NJË LIGJI TË SENATIT

E Djelë, 03.01.2015, 05:07pm (GMT1)



Presidenti amerikan, Barack Obama, do të përdorë veto ndaj një ligji të Senatit i cili do t'i jepte Kongresit mundësi të ndikojë në marrëveshjen që pritet të arrihet në mes të gjashtë fuqive botërore dhe Iranit për programin bërthamor të republikës islamike.

Ky lajm është raportuar duke u mbështetur në deklaratën e Bernadette Meehan, zëdhënëse e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

SHBA-të dhe pesë vende të tjera po negociojnë me Iranin një marrëveshje për programin bërthamor të kësaj të fundit, në këmbim të lehtësimeve të sanksioneve ekonomike që i janë vendosur Teheranit.

Ligji që dëshiron ta aprovojë Senati do të kërkonte dorëzimin e tekstit të marrëveshjes së mundshme në Kongres pesë ditë para se ajo marrëveshje të arrihej me Iranin.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.