VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ADOLESHENTET BRITANIKE SHFAQEN NË TURQI

E Martë, 03.03.2015, 07:44am (GMT1)



Tri adoleshente britanike që dyshohet se udhëtuan drejt Sirisë për t'ju bashkuar grupit terrorist 'Shteti Islamik" shfaqen në një video përgjimi në Turqi.

Në videon prej dy minutash duken tri vajzat duke hyrë dhe dalë nga tri stacione autobuzi gjatë një periudhe prej 17 orësh, më 17 dhe 18 shkurt në një terminal të Stambollit.

Kjo është videoja e parë ku shihen vajzat që kur ato u larguan nga Londra gati dy javë më parë.

Autoritetet kanë thënë se nuk kanë arsye të besojnë se vajzat janë ende në Turqi. Ato duket të kenë shkuar në Siri, pjesë e të cilës është marr nën kontroll të grupit terrorist Shteti Islamik.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.