VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUSËT NDEROJNË UDHËHEQËSIN E VRARË NEMCOV

E Martë, 03.03.2015, 03:51pm (GMT1)


Në një ceremoni madhështore, sot rusët nderuan udhëheqësin e opozitës Boris Nemtsov, një kritik i ashpër i Moskës që u qëllua për vdekje pranë kremlinit javën e kaluar.

          Miq dhe pjestarë të familjes që mbanin lule të kuqe në dorë kaluan pranë arkivolit të 55 vjeçarit Nemtsov në ceremoninë e mbajtur në qendrën e të drejtave Andrei Sakharov në Moskë.

          Zëvendës Kryeministri Arkady Dvorkovish ishte mes delegatëve rus në ceremoni. Ambasadori amerikan në Rusi, John Tefft po ashtu mori pjesë në homazhe. Aty ishte edhe ish kryeministri britanik John Major.

          "Ai besonte tek zbatimi i ligjit dhe liria e fjalës. Ai besonte tek fjala e lirisë. Gjerat me të cilat u  përball po ashtu ishin shumë të rendësishme: agresioni, represioni dhe korrupsioni", tha ish kryeministri britanik.

Sot më vonë, trupi i të ndjerit Nemtsov do të prehet në varrezat Troekurovskoye në Moskë. Të premten, ish zëvendës kryeministri u qëllua katër herë pas shpine nga sulmues të panjohur ndërsa ai po kalonte në një urë sëbashku me një mikeshë të tij.

          Presidenti Vladimir Putin premtoi një hetim të plotë mbi vrasjen shokuese, për të cilën shumë aktivistë të opozitës thanë se ishte raprezalje ndaj kritikave të Nemtsov-it ndaj Moskës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.