VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KRYEMINISTRI IZRAELIT FOLI PARA KONGRESIT AMERIKAN

E Martë, 03.03.2015, 07:15pm (GMT1)


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shfrytëzoi sot podiumin e Kongresit amerikan për të paralajmëruar se nuk i duhet besuar Iranit për frenimin e ambicieve të tij bërthamore.

Ai i bëri komentet ndërkohë që negociatorët e Presidentit Obama u takuan sot përsëri me përfaqësuesit e Iranit me shpresën për të arritur një marrëveshje brenda këtij muaji.

Zoti Netanyahu tha se Irani po përpiqet të mashtrojë inspektorët e armëve dhe të ndërtojë një arsenal të madh bërthamor.

Zoti Netanyahu tha në fjalimin përpara të dyja dhomave të Kongresit se Irani nuk do të ndryshojë për mirë edhe nëqoftëse arrihet një marrëveshje. Përkundrazi, tha ai, një marrëveshje e tillë do ta keqësonte gjendjen në Lindjen e Mesme.

Administrata e Presidenti Obama është ankuar se republikanët e Kongresit, duke ftuar zotin Netanyahu për të mbajtur fjalim, po injektojnë politikë partiake destruktive në aleancën mes SHBA dhe Izraelit.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.