VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISH DREJTORI I CIAs  E PRANOI FAJËSINË

E Mërkurë, 03.04.2015, 07:34am (GMT1)



Ish drejtori i CIA-s dhe gjenerali me katër yje i dalë në pension, David Petraeus, pranoi fajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me trajtimin pa kujdes të informacioneve sekrete.

Petraeus akuzohet për dhënien e informacioneve sekrete të dashurës së tij, kur ai ishte drejtor i CIA-s.

Disa vjet më parë ai mendohej si një kandidaturë e mundshme për postin e Presidentit, ose të nënpresidentit.

Petraeus udhëhoqi operacionin ushtarak amerikan në Irak dhe Afghanistan dhe njihet si krijuesi e strategjisë për t'iu kundërvënë kryengritjeve në Irak dhe në Afganistan, që në atë kohë u pa si model për luftra të reja.

Pranimi i fajit mund të shmangë një gjyq publik, i cili mund të zbulojë detaje të papërshtatshme të lidhjes së tij jashtëmartesore.za

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.