VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SULMOHET AMBASADORI AMERIKAN NË KORENË E JUGUT

E Enjte, 03.05.2015, 08:45am (GMT1)



Presidenti i Koresë së Jugut, Park Geun hye, ka thënë se sulmi me thikë kundër ambasadorit amerikan, Mark Lippert është "sulm ndaj aleancës Koreano jugore amerikane".

Lippert është therë me thikë gjatë një debati publik që është mbajtur sot në Seul.

Fotografia e publikuar më pas e tregon Lippertin me dorën e djatht duke e mbajtur faqen e djatht, ndërsa dora e tij e majt ishte e mbuluar me gjak.

Shtëpia e Bardhë thotë se lëndimet e Lippert nuk ishin me rrezik për jetën e diplomatit dhe se ai po trajtohet në spital.

Sulmuesi është arestuar dhe identifikuar si Kim Ki Jong, nacionalist i krahut të majt, ndërsa ai ka pasur edhe më parë dosje policore pasi në vitin 2010 e kishte sulmuar ambasadorin japonez me gurë.

SHBA-të dhe Koreja Jugore kanë nisur ushtrime ushtarake gjatë kësaj jave duke nxitur tensionet me Korenë e Veriut.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.