VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IS-i PO SHKATËRRON NJË QYTET ANTIK NË IRAK

E Premte, 03.06.2015, 07:50am (GMT1)



Qeveria e Irakut ka bërë të ditur se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë nisur të demolojnë mbetjet e qytetit antik asirian, Nimrud, në veri të Irakut.

Ky është sulmi i fundit i tyre në trashëgiminë historike të vendit.

Ministria e Turizmit dhe Anitikiteteve ka bërë publik lajmin, duke thënë se militantët kanë nisur shkatërrimin pas lutjeve të mesditës, të enjten.

Zyrtarë të ministrisë kanë thënë se nuk e dinë ende shkallën e shkatërrimit të qytetit historik, i cili është themeluar 3,300 vjet më parë me emrin antik Kalhu dhe ka qenë njëri nga gurët e çmuar të epokës asiriane.

Shkatërrimi i mbetjeve të Nimrudit që është emri i mëvonshëm arab i qytetit vjen një javë pasi militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video, e cila i tregon ata duke thyer artefakte të vlefshe asiriane në muzeun e Mosulit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.